Art&Argëtim

“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak”, Eneda Tarifa tregon dëshirën e paplotësuar të Kujtim Prodanit

7 Janar 2021, 16:24 Nga DOSJA
“Festivalin për të ëmën e kishte shumë

TIRANË-Këngëtarja Eneda Tarifa ka treguar pengun që i ka mbetur pa realizuar Kujtim Prodanit, kantautorit që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Tarifa ka rrëfyer në ‘Shqipëria Live’ se Prodani po merrej me recitalin që donte të realizonte në kujtim të nënës së tij Anita Takes.

Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anidës, edhe të Kujtimit”, tha Eneda.

E piëlluar për lajmin, Tarifa ka kujtuar se si artisti i bënte të gjithë për vete.

Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 57-vjeçare për shkak të COVID-19.  Ai ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa nderron jete kujtim prodani eneda tarifa nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Janar 2021, 12:25

SHBA– Banesa me tre kate në New York e Sarah Jessica Parker ka dalë për shitje për 15 milion dollarë. Shtëpia e cila gjendet në Charles Street në West Village ë...