Bota

Kinezët hyjnë fuqimisht në “lojë”, një vaksinë e dytë kundër COVID19 është gati për t’u aprovuar!

7 Janar 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kinezët hyjnë fuqimisht në “lojë”, një

KINË- Një vaksinë anti-Covid e prodhuar nga Kina është drejt rrugës për të marrë driten jeshile të përdorimit. Lajmin e ka bërë të ditur New York Times, të cilat shkruajnë se ajo është në fazën e fundit të testimeve. Vaksina anti-Covid e quajtur CoronaVac është studiuar edhe në Brazil, ku ekspertët thanë ajo ishte 78% efektive dhe se shancet u shumta që ajo të aprovohet janë të mëdha.

Vaksina parandaloi të gjithë pjesëmarrësit nga zhvillimi i komplikimeve serioze dhe të lehta nga virusi. Ekspertët e quajtën atë një mjet shumë të fuqishëm për të parandaluar virusin. Vaksina kineze e dytë është dërguar në të gjithë botën dhe pas aprovimit do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë.

Kjo është vaksina e dytë e prodhuar nga Kina, pasi më herët ata krijuan edhe vaksinën Sinovac. Ajo ka shitur më shumë se 300 milion doza në të gjithë botën, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavac vaksina e dyte anti-covid coronavac vaksina e dyte anti-covid

Sondazh

Poll