Art&Argëtim

30 vite të kurorëzuar! Ardit Gjebrea dhe Anila shkëmbejnë dhurata, kujtojnë ditën e tyre të martesës

6 Janar 2021, 18:46 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatori Ardit Gjebrea feston sot 30-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Anilën.

Gjebrea kujton se dita e martesës së tyre ka qenë më shumë shi, por por me bekime e fat për të.

Si shenjë dashurie, Arditi i ka dhuruar partneses së jetës së tij një tufë me trëndafila të kuq, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Anila, por me trëndafila të bardhë.

 “Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.

Mirëpo dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat dhe i ka dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën.

“Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea në rrjetet sociale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea dhe anila festojne 30 vjetorin ardit gjebrea dhe anila festojne 30 vjetorin

Sondazh

Poll