Art&Argëtim

VIDEO/ Rrëfehet Kryemadhi: Me Ilir Metën bëra dashuri për herë të parë, nuk ia kam kontrolluar kurrë telefonin dhe xhepa

6 Janar 2021, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrëfehet Kryemadhi: Me Ilir Metën bëra dashuri për

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka rrëfyer detaje në lidhje me jetën e saj intime. Në një lidhje telefonike në emisionin “Ftesë në 5”, Kryemadhi tha se Presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj, ka qenë personi i parë me të cilin ka bërë dashuri për herë të parë e të fundit.

Kryetarja e LSI-së tha se mendon që seksi duhet si eksperiencë në jetë, por ajo edhe për vajzat e saj, dëshiron që ajo gjë të ndodhë me njeriun e zemrës dhe me atë që do të martohen e kalojnë jetën. Gjithsesi, Kryemadhi tha se nuk është nga ato gra që e kontrollon të shoqin në telefon apo nëpër xhepat e pantallonave.

 “Seksi vërtetë është eksperiencë. Unë për veten time Ilri Metën kam dash, me atë bëra dashuri për herë të parë dhe me atë u martova, por në kohët e sotme me pavarësinë që ka fituar gruaja, seksi është kthyer në një element që s’ është turp.

Unë në fakt, nuk do e pranoja te vajzat e mia si eksperiencë, por do doja ta bënin për dashuri dhe me njeriun e zemrës që do të plakeshin. Unë e emancipuar jam, Ilir Metën nuk e kam kontrolluar, kureë, as në telefon asnjë xhepat e tij nuk i kam futur duart. Por po të gjente një më të mirë, bravo i qoftë, të ecte përpara e të gjente lumturinë e tij, unë do të isha e lumtur nëse Ilir Meta do të ishte i lumtur,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll