Sport

Juventus, COVID-19 po “shkatërron” krahët e mbrojtjes, pas Alex Sandros një tjetër titullar mungon ndaj Milanit

5 Janar 2021, 19:31 Nga DOSJA
Juventus, COVID-19 po “shkatërron” krahët e mbrojtjes, pas

TORINO-Pas Alex Sandros i cili u prek nga koronavirusi, Juventus do të detyrohet të bëjë pa Juan Cuadrado për ndeshjen ndaj Milanit. Njësoj si mbrojtësi brazilian, edhe anësori me origjinë nga Kolumbia rezultoi pozitiv me COVID-19.Në komunikatën e klubit bardhezi, shkruhet se lojtari është asimptomatik dhe tashmë është vendosur në izolim nga pjesa tjetër e shokëve të skuadrës.

Një mungesë e madhe që komplikon zgjedhjet e Andrea Pirlos. Tekniku do të zhvendos Danilon në krahun e majtë, ndërsa krahu i djathtë mbetet në pikëpyetje bazuar në gjendjen fizike të Chiellinit.

Nuk përjashtohet një kthim në mbrojtjen me tre e për një fanellë titullari në San Siro duket i favorizuar i riu Frabotta. Më e vështirë, por jo e pamundur, të mendosh për një zgjedhje të guximshme si Bernardeschi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alex sandro cuadrado juventus alex sandro cuadrado juventus

Sondazh

Poll