Politike

Vaksina e Pfizer në Shqipëri, Basir Çollaku bën ’axhendën’ ironizuese: Rama do pozojë dhe me shpikësin turk, i bën v

5 Janar 2021, 19:13 Nga DOSJA
Vaksina e Pfizer në Shqipëri, Basir Çollaku bën

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka shkruar me nota ironie ‘axhendën’ e vaksinës në Shqipëri. Çollaku vë në plan të parë kryeministritn Edi Rama në axhendën e vaksinës, që nga prezantimi i vendit se ku do të bëhet, infrastruktura dhe mënyrë që do të ndoqej.

Në rreshtat e tij ironikë, gazetari nuk harron të përmendë edhe Presidentin e Turqizë, Recep Tayip Erdogan, me të cilin, sipas tij, Rama flet për ‘shpikësin’ e fshehur të vaksinës, dhe pozat me Ramën.

Në fund, sipas Çollakut, Rama i bën vetes vaksinën publikisht dhe shkon te vjedhë votat, sepse prodhuesit nuk mbajnë përgjegjësi për efektet e postvaksinës.

Shkrimi i Basir Çollakut

Axhenda e VAKSINES covid ne Shqiperi…sipas Rames..

Rama inspekton stadiumin ku do te behet vaksina

Rama inspekton vendosjen e infrastruktures ku do te behet vaksina

Rama inspekton shiringat me te cilat do te behet vaksina

Rama inspekton infermieret qe do te bejne vaksinen

Rama inspekton mjeket qe do te mbikqyrin infermieret qe do bejne vaksinen

Rama do ta magazinoje ne frigorifer ne shtepine e tij ne Surrel vaksinen, mediet filmojne frigoriferet e posaçem..

Rama shkon ne Prishtine per te prezantuar tekstin e marrjes se vaksines

Rama takon ne Kosove infermiere e mjeke qe do te merren me vaksinen

Rama shkon ne Rinas per te pritur vaksinen

Vaksines i ka ikur avioni se po ambalazhohej

Rama shkon serish ne Amerike per te bere nje foto tjeter me grekun prift, mik i bosit te prodhimit te vaksines

Tanket dalin ne rruge per te ruajtur vaksinen.

BE sjell furnizimin me vaksina per shqiptaret, sepse ata kane bere porosine, sipas urdherit te Rames..

Rama flet me Erdoganin qe te beje dhe nje foto me shpikesin turk te vaksines, te cilin e kane fshehur..

Hapet aplikimi ne e-albania per te bere vaksinen.

Komiteti Teknik Qendror i Partise do shpalle Ramen vaksine nderi.

Kjo eshte axhenda e lajmeve te Top, Klan, Vizion, Tvsh, e disa tjereve medie, deri me 25 prill 2021 kur ne mengjes ne oren shtate te sabahut bashke me nisjen e votimeve, Rama publikisht i ben vetes vaksinen dhe shkon te vjedhe votat, sepse prodhuesit nuk mbajne pergjegjesi per efektet e postvaksines…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basir collaku marreveshja shqiperi-pfizer basir collaku marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll