Art&Argëtim

U shpall gabimisht e vdekur dy ditë më parë, ndërron jetë aktorja Tanya Roberts e filmit ‘Agjenti 007’

5 Janar 2021, 16:37 Nga DOSJA
U shpall gabimisht e vdekur dy ditë më parë, ndërron

LOS ANGELES– Tanya Roberts, aktorja e njohur që ka luajtur me agjentin “007” në filmin “A View To A Kill” dhe në serialin “That ’70s Show”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Ajo ndërroi jetë 24 orë pasi u njoftua gabimisht vdekja e saj, teksa ende luftonte në spital.

Aktorja vdiq nga një sëmundje që i dëmtoi asaj mëliçinë dhe veshkat, sipas Daily Mail.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua në prag të Krishtlindjeve, ku u dërgua me urgjencë për shtrim në spital.

Për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, mjekët humbën shpresat  dhe njoftuan vdekjen e saj. Lajmi u përhap gjithandej, ndërsa më vonë deklaruan se ajo ishte gjallë.  Spitali ka refuzuar të komentojë rastin e saj.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum, ka lindur në Bronx të New Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”. Ajo njihet për portretizimin e bukuroshes “Stacey Sutton”, në filmin e vitit 1985, “A View To A Kill”, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili edhe e shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz vdes tayna roberts vdes tayna roberts

Sondazh

Poll