Art&Argëtim

“Stresues dhe rraskapitës”, aktori Rowan Atkinson habit me deklaratën e tij: Nuk më ka pëlqyer roli “Mr. Bean”

5 Janar 2021, 15:34 Nga DOSJA
“Stresues dhe rraskapitës”, aktori Rowan Atkinson habit me

BRITANI– ‘Mr Bean’ është padyshim ndër personazhet më të dashur për publikun në gjithë botën. Edhe pse nuk foli kurrë kur aktronte, ai i bënte të gjithë për vete me humorin e tij.

Në një intervistë për “Radio Times”, aktori Atkinson ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë të luajë këtë rol.

 “Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më dukej stresuese dhe rraskapitëse, mezor prisja fundin e xhirimeve. Është me e lehtë për mua të interpretoj me zë sesa vizualisht”, ka thënë aktori.

Për herë të parë, Atkinson u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori rowan atkinston roli i 'mr bean' aktori rowan atkinston roli i 'mr bean'

Sondazh

Poll