Art&Argëtim

Humbi të atin nga COVID/ Gentian Zenelaj ndan fotot nga spitali, tregon se për 14 ditë ishte i shtruar për shkak të virusit

5 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Humbi të atin nga COVID/ Gentian Zenelaj ndan fotot nga spitali, tregon se

TIRANË– Aktori i njohur Gentian Zenelaj pak ditë më parë humbi të atin nga COVID. Pikërisht nga ky virus dhe vetë Genti ka vuajtur për 14 ditë të tëra. Ai ka ndarë në Instagram dy foto ku shihet në spital. Genti bën të ditur se ka qënë duke u kuruar për virusin në ditët e tij më të vështira, atëherë kur ndihej i copëtuar shpirtërisht, pak ditë pas humbjes së babait.

POSTIMI I GENTIAN ZENELAJ:

14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për Spitalin American 3 @spitaliamerikan @alnet.american.lab.network. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit Dok @gentian_huti Dok Amarildo Hidri . Inf Aida.Orkidea..Aureli.Anxhelo..Suela. .Aurela .Xhesi .Diana .Kristina. Olsa dhe ekipit te fizioterapise.Faleminderit Dok Perlat Kapisyzi . Ndjesê nese kam harruar ndonjë emer. Faleminderit nga thellësia e zemres. Zoti ju bekoftë.

 

 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gentian zenelaj gentian zenelaj

Sondazh

Poll