Politike

Nuk ndalen akuzat, PD i nxjerr dokumentet Bashkisë së Tiranës: Po ndërton shtëpi pronën e banorit, i cili jeton në vilë

5 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Nuk ndalen akuzat, PD i nxjerr dokumentet Bashkisë së Tiranës: Po

TIRANË- Partia Demokratike, ka vijuar akuzat pwr Bashkinw e Tiranws, se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërtimit, ndërkohë që sipas tyre  zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka publikuar dokumentet që sipas saj vërtetojnë se Bashkia Tiranë po rindërton shtëpi në tokën në pronësi të Lulzim Agës.

Krahas fotos, Zhupa i ka bërë thirrje Bashkisë që të tregojë dokumentet dhe të vërtetojë se që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat nuk janë në pronësi të Lulzim Agës.

“Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës. Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga.  Dokumentat e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës. Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtepinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë. Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronesia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga. Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet: Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij.”- shkruan ajo.

Disa orë më parë, Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtraur PD-në, e cila pretendon se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues. Nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se PD ka ngatërruar person. Lulzim Ali Aga, për të cilin flet PD-ja, nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi i rindërtimit dhe për pasojë, Bashkia e Tiranës nuk po i ndërton shtëpinë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashia tirane ina zhupa rindertimet ne tirane bashia tirane ina zhupa rindertimet ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 16:24

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Maminas, Shijak, ku dhe ka vizituar familjet që kanë hyrë në shtëpitë e reja që janë ndërtuar pas tërmet...

Politike 5 Janar 2021, 11:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme 36 autoambulanca të reja për Urgjencën Shëndetësore. Autoambulancat u vendosën në qëndër të Tiran...

Politike 5 Janar 2021, 11:20

TIRANË– Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi, ka trazuar ujrat në politikën shqipt...