Politike

5 Janar 2021, 16:24 Nga DOSJA

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Maminas, Shijak, ku dhe ka vizituar familjet që kanë hyrë në shtëpitë e reja që janë ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama ka qenë i sshoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ku ky i fundit i është përgjigjur opozitës duke thënë se numri i personave që janë në çadër vjen duke u ulur dita ditës.

“Se marr shkas nga disa postime të pseudo opozitës për ata që janë në çadër. Numri i tyre vjen duke u ulur, ka qenë 11 mijë, para katër javësh ka qenë 1234 sot ka zbritur në 1058, dhe me mbarimin e gjithë numrit këtu në Shijak do zbresim nën 1000 e deri në maj s’do ketë më në cadër. Të gjithë ata që kanë qenë në cadër, që kanë bërë zgjedhjen e tyre për shkaqe normale afër dhënve e tokës, të gjithë kanë marrë bonusin e qirasë, e kanë bërë zgjedhje vetë”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë Rama ia ka prerë fjalën në mes duke thënë “Po mirë s’kemi ca i bëjmë asaj tani. Gëzuar. Të këqijat i kemi lënë pas e të mirën e kemi të gjithën përpara”, teksa e zonja e shtëpisë i zgjati tabakanë me karamele. Sigurisht dhe kësaj radhe nuk kanë munguar as batutat e Ramës, me Ahmetajn, duke i thënë të zonjës së shtëpisë që t’i japë karamele, ministrit që të ëmbëlësohet.

“Jo faleminderit, unë po bëj vetëm një gëzuar e këtë jepja këtij se është i hidhur unë jam i ëmbël vetë”.- ka thënë Rama me të qeshura. ”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne shijak edi rama ne shijak

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 11:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme 36 autoambulanca të reja për Urgjencën Shëndetësore. Autoambulancat u vendosën në qëndër të Tiran...

Politike 5 Janar 2021, 11:20

TIRANË– Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi, ka trazuar ujrat në politikën shqipt...