POLEMIKAT/ Sigurimi i 500 mijë vaksinave nga Shqipëria përplas analistët, Haxhiu: Sukses i jashtëzakonshëm. Bejtja: Ç’d
TIRANË– Analisti Andi Bejtja ka hapur polemika me Baton Haxhiun, i cili një natë më parë e cilësoi si një arritje shumë të madhe për një vend të rajonit si Shqipëria dhe për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sigurimin e 500 mijë vaksinave të Pfizer/Biontech.
Në një status në rrjetet sociale, pak momente pasi edhe Kosova deklaroi se gjithashtu ka siguruar 500 mijë doza vaksinash të Pfizer, Bejtja shtrn pyetjen se çfarë do të thotë sot Haxhiu kur edhe një tjetër vend ballkanik me një popullsi më të vogël se Shqipëria, deklaroi arritjen e marrëveshjes.
Madje, analisti shton se ndryshe nga Shqipëria në Kosovë kjo deklaratë u bë nga Ministri i Shëndetësië dhe pa bujë të madhe.
Statusi i plotë i Andi Bejtjas
VAKSINA DHE DY PARALELE ME KOSOVEN
Degjova dje Baton Haxhiun, kur u shpreh se lajmi i dhene nga Kryeministri Shqiptar, per sigurimin e nje sasie vaksinash per Shqiperine, jo vetem ishte nje lajm i madh, por qe suksesi i vetem i nje vendi te vogel Ballkanik ndaj “bllokazhit te padenje te BE”, madje shkoi dhe me tej nje fitore dhe ne saje te marredhenieve personale te Edi Rames…
Nuk e di cfare mund te thote sot Batoni kur Kosova nje vend Ballkanik dhe me pak banore se Shqiperia, pa buje, me modesti, deklaroi se kishte siguruar jo vetem 500 mije vaksina sa Shqiperia, por dhe 360 mije te tjera falas me shume…
Dhe nuk e di ai ben pershtypje fakti qe ndryshe nga ketu, ku lajmin e jep vete Kryeministri me buje madje duke nisur dhe nje fushate enkas “Shqiperia Buzeqesh”, atje lajmin e jep Ministri i Shendetesise, qete, pa buje thjesht me nje mesazh ne fb duke u kudesur ne menyre protokollare etike te permende dhe dikasterin perkates……O SA MIRE ME QENE KOSOVAR O HEJ.
Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Shock” në Euroneës Albania, analisti Baton Haxhiu e konsideroi një sukses të jashtëzakoshëm për Shqipërinë sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer/Biontech.
Për Haxhiun sigurimi i vaksinave nga qeveria Rama ishte një prej sukseseve më të mëdha të Ballkanit, pasi sipas tij, Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit vinte nga një vit i vështirë, duke nënkuptuar këtu pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Me ftesë të Erdogan! Rama niset nesër në Turqi, vizita zgjat dy ditë, mediat turke japin detaje: Do të rishikohen marrëdh
TIRANË – Kryeministri Edi Rama do vizitojë Turqinë me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Anadoly Agency raporton se në njoftimin nga Drejtori...
Braçe ‘revoltohet’ me njerëzit, mendon se do goditemi sërish nga virusi. I kthehet Tabaku: Ti nuk i respekton masat! Do n
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka bërë një shkrim ditën e sotme në lidhje me shtetrrethimin. I revoltuar për “tolerimin” me masat antiCov...
Ndahet nga jeta babai i Enkelejd Alibeajt, ish-deputeti prek me fjalët: Iku duke na lënë nje boshllëk që do na mbetet
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka humbur të atin. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj njofton se babai ka ndërrua...
Bashkia e Tiranës publikon dokumentet: PD ngatërroi Lulin hallexhi të tërmetit me Lulin e 4 vilave pas tërmetit
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtraur PD-në, e cila pretendon se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërt...
Kryediplomati grek Nikos Dendias telefonon Ramën: Kemi në fokus zhvillimet e fundit rajonale
TIRANË– Kryediplomati i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë ...
Marrin zyrtarisht detyrën dy ministrat e rinj/ Xhaçka kritikon indirekt Cakajn: Unë s’do të shpik rrotën por radhët nëp
TIRANË– Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kanë marrë sot zyrtarisht detyrën e re. Në një ceremoni të thjeshtë, që në orën 08:00 të mëngjesit, shefi i qev...
Largimi i shqiptarëve/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sot fajëson të tjerët për dështimet e tij, duhet të largohet që
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky e fundit e cilësoi “të vjetër”, raportin e OECD, ku ...