Politike

Fabian Topollaj: Absurde që opozita s’merr pjesë në zgjedhje, hapje porte që Rama të shtrijë pushtetin

29 Prill 2019, 07:25 Nga DOSJA
Fabian Topollaj: Absurde që opozita s’merr pjesë në

Tiranë- Fabian Topollaj, anëtari i bordit të partisë së re “Bindja Demokratike” është shprehur në një intervistë për Dosja.al se është absurde mospjesëmarrja në zgjedhje. Sipas tij të mos marrësh pjesë në zgjedhje, është pak a shumë hapje e portës për Ramën që të shtrijë pushtetin e tij kudo në Shqipëri.

Grupi i njerëzve që kanë themeluar “Bindjen Demokratike” janë personazhe që kanë kontribuar në opozitën shqiptare gjatë gjithë qeverisjes së Ramës. Por ndryshe nga lidershipi i partive opozitare gjatë kësaj kohe ne kemi pasur vërejtjet tona për mënyrën e të bërit opozitë dhe jemi përpjekur të korrigjojmë me aq sa na kanë dëgjuar fokusin opozitar me qëllim shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie arrogante dhe kriminale për vendin. Në këtë kuadër ne e konsiderojmë absurde mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe as më shumë e as me pak se hapje e portës për Ramën që të shtrijë pushtetin e tij kudo në Shqipëri. Në këto kushte krijimi i një force opozitare me qëllim garimin dhe përfaqësimin e aspiratës opozitare të këtij vendi ishte e vetmja zgjidhje në kushtet që ndodhemi. Dhe ne vendosëm ta marrim përsipër këtë përgjegjësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fabian topollaj opozita në zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit edi rama fabian topollaj opozita në zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll