Bota

Agjencia Evropiane e Barnave shtyn vendimin për vaksinën Moderna, eksperti: Ka ende për të diskutuar

5 Janar 2021, 07:49 Nga DOSJA
Agjencia Evropiane e Barnave shtyn vendimin për vaksinën Moderna,

SHBA-Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e ka shtyrë vendimin për rekomandimin e përdorimit të një vaksine të dytë kundër COVID-19 deri të mërkurën. Lajmi është bërë me bije pas një njoftimi nga vetë agjencia.

Një ekspert i komitetit të EMA-s u takua dy ditë para afatit të planifikuar, për të diskutuar miratimin e vaksinës së zhvilluar nga firma amerikane “Moderna”.

“Disa çështje mbeten të hapura për t’u diskutuar,”- tha përfaqësuesi holandez i komitetit.

EMA nuk përjashtoi mundësinë e mosmarrjes së një vendimi përpara mbledhjes së planifikuar të komitetit të mërkurën.

Vaksina “Moderna” tashmë është miratuar në SHBA dhe Kanada. Sapo EMA të rekomandojë vaksinën, Komisioni Evropian duhet ta miratojë zyrtarisht atë, një hap i cili nuk kërkon shumë kohë dhe shihet si një formalitet. Ndërsa, deri më tani Bashkimi Evropian ka porositur 160 milion doza të vaksinës Moderna.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moderna vaksina anit-covid moderna vaksina anit-covid

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 07:43

Opinion/ Fitore e pjesshme për Julian Assange

Duket thuajse si një mrekulli. Pas një gjykimi kryesisht të padrejtë, gjyqtarja Vanessa Baraitser në Londër refuzoi të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian...