Aktualitet

I lidhur tek një pëllumb, tentohet të futet celular në burgun e Lezhës

29 Prill 2019, 12:28 Nga DOSJA
I lidhur tek një pëllumb, tentohet të futet celular në

LEZHË– Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të fusin celular në burgun e Lezhës. Dosja.al mëson se aparati i telefonit ishte futur në një qese dhe lidhur tek një pëllumb.

Brenda në qese kishte gjithashtu karikues dhe dy karta telefoni.

Ende nuk dihet se për cilin person të burgosur ka qenë nisur kjo ‘pako’ ndërkohë që Policia e Burgjeve ka nisur hetimet.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Edhe herë të tjera, pëllumbat janë përdorur për të futur celularë dhe drogë në burgje të ndryshme. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i lezhes celular me pellumb celular ne burgun e lezhes burgu i lezhes celular me pellumb celular ne burgun e lezhes

Sondazh

Poll