Aktualitet

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Posta bën “lëmsh” Arta Markun, KLP: S’ka ardhur asnjë emër i ri

29 Prill 2019, 07:33 Nga DOSJA
Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Posta bën

TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku deklaron se ka dorëzuar  zyrtarisht dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vijuar drejtimin e organit të akuzës për një mandat 7-vjeçar.

Por kjo ka sjellë një përplasje me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në një komunikim në grupin e Whatsapp të KLP me gazetarët, thuhet se Marku nuk është kandidate dhe se dokumentet nuk janë dorëzuar zyrtarisht. 

“Te nderuar kolege, Prane zyres se KLP nuk ka dorezuar aplikimin asnje kandidat tjeter, perfshire edhe zj. Arta Marku. Nga e premtja deri sot, kane qene dite pushimi. Aplikimi i saj nuk gjendet as ne fq zyrtare te KLP tek rubrika vende vakante. Ne qofte se zj. Marku e ka nisur me poste normale, mbetet per ta konfirmuar ne ditet ne vijim. Faleminderit!”-njofton KLP.

Dosja.al kontaktoi me institucionet përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, por nga ana e tyre nuk u pranua një qëndrim zyrtar lidhur me rastin.

Përveç Arta Markut, në garë deri më tani janë edhe tre kandidatura të tjera. Një prej tyre është edhe prokurori Olsian Çela, i cili ka dorëzuar i pari kandidaturën mes prokurorëve.  Një tjetër kandidate  është edhe prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, si edhe avokati Lulzim Alushaj.

Marku drejton Prokurorinë e Përgjithshme prej 19 dhjetorit të 2017, pasi i mbaroi mandati Adriatik Llallës. Ajo ka qenë për 7 vjet drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër si dhe  Zëvendës Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, por edhe pedagoge.

(f.g/ke.mu/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara per prokuror te pergjithshem lulzim alushaj olsian cela arta marku fatjona memcaj gara per prokuror te pergjithshem lulzim alushaj olsian cela

Sondazh

Poll