Aktualitet

“Ka dhe një tjetër viktimë, u zunë për pazare droge” banori tregon detaje pas vrasjes së dyfishtë në Laç

29 Prill 2019, 10:52 Nga DOSJA
“Ka dhe një tjetër viktimë, u zunë për pazare

LAÇ– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi një natë më parë në qendër tqë qytetit të Laçit. Në një mesazh dërguar redaksisë “JOQ”, një qytetar shkruan se konflikti mes 5 të rinjve ka nisur për pazare droge.

“Viktima tjetër është G. S. Mua më tha një shok që ka qenë aty në ato momente. Autorët nuk i ka parë por dyshohet se janë konfliktuar për pazare droge. E gjithë përplasja ka ndodhur te lokali i quajtur KF Laçi. Viktima është 30-32 vjeç, nuk e di me saktësi,”– shkruhet në mesazhin e qytetarit.

Një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit mbetën të vrarë me breshëri plumbash dy kushërinjtë, Mikel (Kelvin) dhe Joni (Erjon) Jushi. Ata ishin ulur në një lokal dhe kanë filluar të diskutojnë me një nga autorët, Manuel Bushin. Pas debatit Manueli ka telefonuar vëllain dhe kushëririn e tij, Markel dhe Vincenc Bushin. 

Të pestë kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, por kur dy kushërinjtë kanë vënë re që autorët kishin armë me vete, kanë tentuar të ikin me vrap.

Autorët, i ndoqën nga pas me breshëri plumbash dy kushërinjtë dhe i vranë.

Mikel dhe Jani Jushi, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç, u transportuan në një spital privat në Tiranë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundën t’u shpëtojnë plagëve të marra.

Një tjetër banor ka identifikuar personin me inicialet G. S.. “Është bossi i Laçit, Gentian Suti,”– thotë i moshuari, teksa shton se policia e mban të fshehtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon jushi joni jushi kelvin jushi manuel bushi markel bushi mikel jushi vincenc bushi vrasj e dyfishte ne lac vrasja e dy kusherinjve erjon jushi joni jushi kelvin jushi manuel bushi markel bushi mikel jushi vincenc bushi vrasj e dyfishte ne lac vrasja e dy kusherinjve

Sondazh

Poll