Aktualitet

Dëshmia e banorit në Laç: U plagos ‘bossi’ i zonës, është në gjendje të rëndë

29 Prill 2019, 10:10 Nga DOSJA
Dëshmia e banorit në Laç: U plagos ‘bossi’ i

Një dëshmi e fortë vjen nga Laçi, aty ku mbrëmjen e djeshme u përgjak Pashka Ortodokse. Një nga banorët që jeton në pallatin ku ndodhi vrasja e dy kushërinjve, Kelvin Jushi dhe Mikel Jushi, ka folur për mediat dhe ka thënë se përveç dy viktimave, në këtë ngjarje është plagosur i forti i Laçit, Gentian Suti.  Suti, i dënuar për një sërë ngarjesh kriminale, si vrasje, armëmbajtje pa leje, e përplasje me policinë, sipas dëshmitarit është plagosur mbrëmjen e djeshme.  Ky informacion nuk rezulton në asnjë nga njoftimet që policia e Shtetit ka dhënë për mediat.

Dëshmia e banorit në Laç:

Si ka ndodhur ngjarja?

Në Laç kam që në vitin 1959 dhe këta nuk kanë bërë fjalë me ndonjë. Sesi dhe cfarë ka ndodhur nuk e dimë gjë.

Nga kanë ardhur?

Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda dhe kanë dalë prej aty dhe nuk e di.

Vendngjarja ka ndodhur këtu?
Po këtu. Në lokal kanë pasur debat

Sa kanë qenë me armë?

Nuk dihet, nuk di çfarë me të thënë. Nuk kam qenë këtu, kur kam ardhur kam parë policinë që ka bllokuar terrenin.

Kanë vdekur të dy në vend?

Po! I nisën në Tiranë, por kot, pasi kanë vdekur këtu, njëri është në gjendje të rëndë.

Kush është i plagosuri?
Gentian Suti. Është në gjendje të rëndë

Jeni të shqetësuar?
Është shqetësuar i gjithë Laçi mbrëmë. Nuk kam ngrënë darkë mbrëmë. I thashë gruas nuk mund të ha bukë, dhimbje koke. Nuk kanë bërë fjalë ndonjë herë me kënd këta.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian suti vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasja në laç gentian suti vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasja në laç

Sondazh

Poll