Aktualitet

Homazhe për Rexhina Debrovën në Itali, gratë shtatzëna ndezin qiri: Kemi frikë të shkojmë në spitale (Foto)

29 Prill 2019, 10:33 Nga DOSJA
Homazhe për Rexhina Debrovën në Itali, gratë shtatzëna

ITALI– Disa nëna të reja dhe disa të tjera në pritje për t’u bërë nëna kanë nisur homazhet për Rexhina Debrovën, 25-vjeçaren që vdiq në sallën e lindjes, një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ato shprehen se janë mbledhur te spitali Faenza-Ravenna, për të ndezur një qiri për Rexhinën.

“Përshëndetje për homazhin-protestën për Rexhinen jemi mbledhur dhe në Itali…jemi nëna me fëmijë vet dhe kemi ndezur një qiri për Rexhinën te spitali Faenza-Ravenna …duam drejtesi për Rexhinën dhe per gjith nënat e popullin shqiptar, se kemi frik të shkojmë në spitale…”, shkruajnë ato.

Rexhina Debrova vdiq në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Me foshnjën në duar, familjarët mbajtën protestë dhe akuzuan mjekët e spiralit për pakujdesi ndaj vajzës së tyre.

Mjekët u arrestuan por më pas u lanë në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet faenza ravenna homazhe per rexhian debroven itali rexhina debrova faenza ravenna homazhe per rexhian debroven itali rexhina debrova

Sondazh

Poll