Politike

“Qëllime elektorale”/ Rama-Metës për projektin e Vlorës: Të qash e të qeshësh! Gjithçka është gati, do presim edhe

4 Janar 2021, 20:22 Nga DOSJA
“Qëllime elektorale”/ Rama-Metës për projektin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të presë që Presidenti Ilir Meta të zhbllokojë fondet për projektin Vlorë-Orikum. Në një status në rrjetet sociale, Rama, pas akuzave të Presidentit se fondet do përdoreshin për qëllime selektive elektorale, kryeministri shton se këto fjalë janë ‘të qash e të qeshësh’.

Ai shton se ka durim dhe se do të presë që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i ka nisur në lidhje me këtë projekt.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh! Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”- shkruan Rama. 

Më herët, Meta shkruante se është i vendosur të mos i lërë shteg Kryeministrit Rama, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale, siç, sipas tij, do të bëhej në rastin e këtij projekti.

Presidenti shtonte se Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës. Këto akuza erdhën pas deklaratës së kryeministrit Rama, që paraditen e sotme tha nga Vlora se projekti Vlorë-Orikum bllokohet nga Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike perplasja meta-rama per vloren perplasja meta-rama per vloren

Sondazh

Poll

Politike 4 Janar 2021, 16:57

TIRANË- Në senacën e jashtëzakonshme që është zhvilluar pasditen e sotme për emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshin, deputeti Kujtim Gjuzi ishte ...

Politike 4 Janar 2021, 16:33

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekr...