Politike

Seancë e jashtëzakonshme/ 5 deputetët që votuan kundër dhe abstenim për ndryshimet në qeveri (EMRAT)

4 Janar 2021, 19:03 Nga DOSJA
Seancë e jashtëzakonshme/ 5 deputetët që votuan kundër

TIRANË– Në  seancën e jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta vetëm 5 deputetë të opozitës parlamentare votuan kundër dhe abstenim për ndryshimet në qeveri.

Mësohet se Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni kanë votuar kundër për të katër dekrtete ndërsa Alban Zeneli ka votuar abstenim për të gjitha.

Deputeti Korab Lita ka votuar kundër Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, ndërsa ka qenë pro shkarkimit të Ramës nga Ministri i Jashtëm si dhe Zhaçkës nga Ministre e Mbrojtes.

Ndërkohë Kujtim Gjuzi, siç e tha dhe vetë në fjalën e tij të shkurtër ishte pro shkarkimit të Ramës si ministër i Jashtëm, dhe pro emërimit të Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes, sakaq ishte kundër si shkarkimit të Olta Xhaçkës nga ministre e Mbrojtjes si dhe emërimit të saj si ministre e Jashtme.

Në këtë sesion parlamentar morën pjesë rreth 100 deputetë ndërkohë që mungonin Myslim Murrizi, Ilir Beqaj, Anastas Angjeli, Erion Braçe, Blendi Klosi, Lefter Koka, Halil Jakimi, Aurora Mara, Andi Përmeti, Erion Piciri, Artur Roshi, Suzana Topi, Fatmir Velaj, Almira Xhembulla, Rudina Hajdari, Elda Hoti, Ralf Gjoni, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri apo Artemis Dralo.

Sot në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri. Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi alban zeneli korab lita zef shtjefni adriatik alimadhi alban zeneli korab lita zef shtjefni

Sondazh

Poll

Politike 4 Janar 2021, 16:57

TIRANË- Në senacën e jashtëzakonshme që është zhvilluar pasditen e sotme për emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshin, deputeti Kujtim Gjuzi ishte ...

Politike 4 Janar 2021, 16:33

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekr...

Politike 4 Janar 2021, 06:39

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara...