Politike

4 Janar 2021, 16:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta.

Kështu që Edi Rama është shkarkuar si ministër i Punëve të Jashtme, me 95 vota pro, 2 vota kundër dhe 2 janë abstenim.

Ndërkohë në Kuvend është miratuar dhe Olta Xhaçka si ministre e Jashtme me 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim, duke zëvëndësuar dhe Ramën. Po ashtu në Kuvend është miratuar Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes, 94 vota pro 3 kundër 3 abstenim.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i nisi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbledhjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, kërkesë kjo është pranuar nga kryeparlamentari, i cili vendosi që të mbajë mbledhjen në orën 17:00 për miratimin e ndryshimeve të fundit në qeveri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama niko peleshi olta xhacka edi rama niko peleshi olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 4 Janar 2021, 06:39

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara...