Politike

Përqafime dhe pa maska, deputetët ‘harrojnë’ Covid-19, nuk zbatojnë rregullat e distancimit social në Kuvend, mblidhen

4 Janar 2021, 19:30 Nga DOSJA
Përqafime dhe pa maska, deputetët ‘harrojnë’

TIRANË – Pasditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri ku Olta Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje.

Ndërkohë ajo që është vënë re gjatë kësaj seance është se shumica e deputetëve nuk zbatuan rreguallat e Covid-19. Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa deputetë nuk kishin maska, ndërsa disa të tjerë pothuasje e kanë harruar koornavirusin, pasi kanë shkëmbyer edhe përqafime me njëri-tjetrin.

Gjithashtu në sallë kishte dhe deputetë që kishin vendosur maskën por jo ashtu siç duhet pasi hundën e kishin lënë jashtë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi kuvendi i shqiperise koronavirusi ne shqiperi kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 4 Janar 2021, 16:57

TIRANË- Në senacën e jashtëzakonshme që është zhvilluar pasditen e sotme për emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshin, deputeti Kujtim Gjuzi ishte ...

Politike 4 Janar 2021, 16:33

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekr...

Politike 4 Janar 2021, 06:39

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara...