Politike

“Po bllokon fondet për rrugën Vlorë-Orikum”, Meta-Ramës: S’të lejoj të shpërdorosh fondet publike për qëllime ele

4 Janar 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Po bllokon fondet për rrugën Vlorë-Orikum”,

TIRANË– Presidenca u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot nga Vlora se është Presidenti Ilir Meta ai që, që nga muaji nëntor ka bllokuar fondet për rehabilitimin e rrugës Vlorë- Orikum.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka publikuar një shkresë mbi qëndrimin zyrtar të Metës ku saktësohet se nuk e ka miratuar lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”, pasi ka konstatuar shkelje të Kushtetutës.

Sipas Blushit, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme. Ai shton më tej se Presidenti Ilir Meta është i vendosur të mos i lërë shteg Kryeministrit Rama, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale, siç, sipas tij, do të bëhet në këtë rast.

Reagimi i Tedi Blushit:

Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”.

Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces. Presidenti Meta, sikundër ka bërë publike, është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale.

DOKUMENTI ME QËNDRIMIN ZYRTAR TË PRESIDENTIT ILIR META

Sot, nga Vlora, kryeministri Edi Rama u ankua se projekti i ri në Vlorë po bllokohet nga Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij gjatë inspektimeve, Rama tha se qeveria e tij kishte bërë gjithë negociatat me fondin saudit por kreu i shtetit nuk u jepte plotëfuqinë për të nisur punën. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore ilir meta perplasja meta-rama per vloren tedi bluhsi edi rama edi rama ne vlore ilir meta perplasja meta-rama per vloren tedi bluhsi

Sondazh

Poll

Politike 4 Janar 2021, 16:57

TIRANË- Në senacën e jashtëzakonshme që është zhvilluar pasditen e sotme për emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshin, deputeti Kujtim Gjuzi ishte ...

Politike 4 Janar 2021, 16:33

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekr...

Politike 4 Janar 2021, 06:39

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara...