Politike

4 Janar 2021, 06:39 Nga DOSJA

TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta. Kuvendi ka shkarkuar nga detyra Edi Ramën si Ministër i Jashtëm, dhe ka emëruar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin ministra të rinjë.

Olta Xhaçka është emëruar ministre e Jashtme me 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim, ndërsa Niko Peleshi është emëruar si Ministër i Mbrojtjes, me 94 vota pro 3 kundër 3 abstenim. Ndërkohë deputeti Kujtim Gjuzi mori fjalën për të shpjeguar votën e tij kundër për Olta Xhaçkën dhe abstenim për Niko Peleshin. Ai ka thënë se hodhi votën kundër Xhaçkës pasi sipas tij kjo e fundit është vendosur si Ministre e Jashtme në mënyrë që Rama ta detyrojë që të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë”.

Ndërkohë, vetëm 5 deputetë të opozitës parlamentare votuan kundër dhe abstenim për ndryshimet në qeveri. Kundër për të gjitha dekretet kanë votuar Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ndërsa Alban Zeneli ka votuar abstenim. Po ashtu deputeti Korab Lita ka votuar kundër për emërimin e Xhaçkës dhe Peleshit, sakaq pro ka votuar për shkarkimin e Ramës. Kujtim Gjuzi ka votuar kundër për Xhaçkën dhe abstenim për Peleshin.

Sesioni i ri parlamentar në Shqipëri nisi pasditen e sotme në orën 17:00. Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme pak ditë pas ndërrimit të viteve. 

Seanca e parë për këtë sesion parlamentar ishte parashikuar që të mbahej më 11 janar por dorëheqja e ministrit të Jashtëm në detyrë ndryshoi gjithçka. Largimi i tij nga posti bëri që Rama të kryente lëvizje të tjera në kabinetin e tij. 

Në vend të tij në Ministrinë e Jashtme vendosi numrin një të asaj të Mbrojtjes, Olta Xhaçkën, ndërsa për të zëvëndësuar socialisten zgjodhi ish-zv.kryeministrin, Niko Peleshi. Pasi u bënë publikë emrat u dërguan në Presidencë dhe më pas u dekretuan nga kreu i shtetit Ilir Meta.

(k.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seance plenare 4 janar 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 4 janar 2021

Sondazh

Poll