Bota

Aksidentohet minibusi i ekipit të Alanyaspor, ndërron jetë në spital futbollisti çek, Josef Sural

29 Prill 2019, 12:19 Nga DOSJA
Aksidentohet minibusi i ekipit të Alanyaspor, ndërron jetë

TURQI- Futbollisti i ekipit të Superligës turke Alanyaspor, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident trafiku, i cili ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në rrugën mes provincave Antalya dhe Alanya në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i Alanyaspor mbrëmë zhvilloi një ndeshje kundër Kayserispor, ndërsa shtatë futbollistë nga Kayseri u kthyen me një minibus, i cili u përmbys në hyrje të Alanyas.

Në fatkeqësinë që ndodhi në vendin Dinek u lënduan të gjithë shtatë futbollistët, ndërsa çeku 29-vjeçar Sural, ndërroi jetë në spital.

Gjashtë futbollistët e tjerë të lënduar Steven Caulker, Djalma, Baiano, Papiss Cisse, Welinton dhe Isaac Sackey pësuan lëndime të lehta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aksidentohet minibusi ekipi i alanyaspor josef sural turqi aksidentohet minibusi ekipi i alanyaspor josef sural turqi

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2019, 07:55

Evropa ime: Politikanët populistë dhe e shkuara

Politika po fillon të duket si një inskenim historik. Nuk bëj fjalë për ceremoni përkujtimore, vendosje kurorash dhe rivarrosje. Luftëtarët e rinj të kulturës s...