Bota

Zgjedhjet në Spanjë/ Socialistët fitojnë me 30% të votave, por ka një rritje të ektremit të djathtë

29 Prill 2019, 11:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Spanjë/ Socialistët fitojnë me 30% të

MADRID, Spanjë – Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të vendit me 123 vende pas 99.9% të votave që u numëruan. Rivali historik i qendrës së djathtë të PSOE, Partia Popullore (PP), fitoi 66 vende në zgjedhjet e së dielës në Spanjë.

Duke folur për mbështetësit në Madrid, kreu i PSOE dhe kryeministri Pedro Sanchez thanë se “e ardhmja ka fituar” pasi partia e tij fitoi rreth 30 përqind të votave. Pjesëmarrja ishte rreth 75% duke u rritur numri i votuesve krahasuar me katër vite më parë.

PP fitoi 66 vende, një rënie prej 71 vendesh nga qeveria e mëparshme. Udhëheqësi i PP Pablo Casado u tha mbështetësve të dielën mbrëma se partia do të “vazhdojë të udhëheqë opozitën dhe qendrën e djathtë” të Spanjës.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte partia Vox, e cila bëri fitime historike me 24 vende që përfaqësonin kthimin e së djathtës ekstreme në politikën kombëtare spanjolle. Vox, parti e themeluar pesë vjet më parë, ka premtuar që të mbrojë Spanjën nga “armiqtë” duke përmendur, feministët, elitat liberale dhe myslimanët. Me rritjen e kësaj partie, janë rritur edhe ndasitë politike në Spanjë, e cila është udhëhequr për dekada nga socialistët dhe Partia Popullore.

Sanchez njoftoi se së shpejti do të hapte bisedime me partitë e tjera politike për të formuar një koalicion të domosdoshëm që të fitojnë edhe përkrahjen e partive më të vogla në mënyrë që të mbesin në pushtet.

Marrë dhe përshtatur nga: AL Jazeera

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota partia socialiste rritje e ekstremit të djathtë spanje zgjedhjet partia socialiste rritje e ekstremit të djathtë spanje zgjedhjet

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2019, 07:55

Evropa ime: Politikanët populistë dhe e shkuara

Politika po fillon të duket si një inskenim historik. Nuk bëj fjalë për ceremoni përkujtimore, vendosje kurorash dhe rivarrosje. Luftëtarët e rinj të kulturës s...