Bota

‘Transformimi’ i Korfuzit, mbeturinat kaplojnë vendin turistik

29 Prill 2019, 09:06 Nga DOSJA
‘Transformimi’ i Korfuzit, mbeturinat kaplojnë vendin turistik

KORFUZ– Në një shkrim të detajuar, autori Richard Pine ka përshkruar transformimin e dhimbsshëm të një vendi turistik aq të bukur si Korfuzi!

Nëse më parë në Korfuz mbizotëronte gjelbërimi dhe pemët e ullishtave ishin të shumta, tashmë në këtë vend turistik, shikon më shumë ndërtesa dhe mbeturina, se sa gjëra të bukura. Vera e kaluar në Korfuz ishte në një krizë nga mbeturinat e shumta, që ishin të pranishme aq në masë, saqë vizitorët nuk e mirëpritën dhe i qëndruan larg.

Ky mund të jetë një problem lokal, por është një shenjë e mungesës së kujdesit, paragjykimit që kërcënon të lejojë një sërë katastrofash që janë ekologjikisht, shoqërisht dhe ekonomikisht katastrofike për burimin kryesor të të ardhurave të huaja të Greqisë , në sytë e shumë njerëzve.

Dikur një zonë e pacenuar dhe e pazëvendësueshme me rëndësi ekologjike, bukuri natyrore dhe me rëndësi socio-kulturore, por çfarë ka mbetur sot? Dhe të gjitha për shkak se agjencia greke e privatizimit ‘TAIPED’ bleu vendin dhe, në interes të balancimit të librave fiskalë, është e pabalancuar vetë natyra.

Kjo çeshtje është tepër e rëndësishme sepse turizmi jo vetëm që përbën 20% të prodhimit të brendshëm bruto dhe të paktën 20% të fuqisë punëtore, por, siç tha ish-ministri Stefanos Manos: “Turistët nuk do të vazhdojnë të vijnë përgjithmonë sepse mirëmbajtja e turizmit kërkon investime.”

Marrë dhe përshtatur nga: ekathimerini.com

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mbeturina ndërtesa shkatërrimi i korfuzit vend turistik mbeturina ndërtesa shkatërrimi i korfuzit vend turistik

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2019, 07:55

Evropa ime: Politikanët populistë dhe e shkuara

Politika po fillon të duket si një inskenim historik. Nuk bëj fjalë për ceremoni përkujtimore, vendosje kurorash dhe rivarrosje. Luftëtarët e rinj të kulturës s...