Bota

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Berlin, Mogherini përjashtohet si ndërmjetëse

29 Prill 2019, 07:50 Nga DOSJA
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Berlin, Mogherini

Tiranë-  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini nuk është lejuar që të jetë ndërmjetëse në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Sot ajo nuk do të jetë në Samitin e Berlinit si Përfaqësuese e Lartë e BE’së, dhe ndërmjetëse e negociatave Kosovë-Serbi, por do të shkojë atje si Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ose si zëvendësim i Presidentit të KE’së, Jean-Claude Juncker.

Një takim rajonal, i iniciuar nga Franca dhe Gjermania, e i paraparë të mbahet të hënën, më 29 prill, është ende tema numër një në shumë media ballkanase e perëndimore.

Mësohet se konferenca do të ndahet në dy pjesë, ku fokus do të jenë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.  Ky informacion është konfirmuar gjithashtu nga zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bisedimet kosovë serbi federica mogherini jean-claude juncker bisedimet kosovë serbi federica mogherini jean-claude juncker

Sondazh

Poll