Bota

Evakuohet një qendër tregtare në New York, një makinë Tesla gjendet e mbushur me eksploziv

4 Janar 2021, 15:12 Nga DOSJA
Evakuohet një qendër tregtare në New York, një makinë

SHBA- Një qendër tregtare në New York është evakuuar ditën e sotme pasi dyshohet se një makinë Tesla e mbushur me eksploziv është parkuar poshtë saj. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se makina mund të jetë e mbushur me propan.

Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare të Queens Place Mall në Elmhurst. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zyra e policisë së New Yorkut në Twitter. Ajo shkroi se evakuuimi i njerëzve erdhi pasi një automjet me eksploziv ishte vendosur në parkimin poshtë saj.

Në vendngjarja kanë shkruar ekspertët e skuadrës së bombave, të cilët po hetojnë makinën. Gjithashtu janë mbyllur edhe të gjitha rrugët lokale dhe njerëzit që jetojnë në këtë zonë janë evakuuar. Ende nuk dihet se kush është pronari i makinës apo kush e ka vendosur atë në qendrën tregtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota makine tesla e mbushur me eksploziv queens place mall makine tesla e mbushur me eksploziv queens place mall

Sondazh

Poll