Bota

Irani sekuestron anijen e Koresë së Jugut në ngushticën e Hormuz

4 Janar 2021, 15:22 Nga DOSJA
Irani sekuestron anijen e Koresë së Jugut në ngushticën e

STAMBOLL – Rojet e Revolucionit Islamik Iranian kanë ndaluar një anije tregtare me flamur të Koresë së Jugut, MT Hankuk Chemi, që drejtohej për në Emiratet e Bashkuara Arabe pranë ngushticës së Hormuz. Sipas ekuipazhit të Pasdaran, transportuesi i mallrave, i cili dyshohet se mbante mbi 7,000 ton etanol, u kap për rreziqe të “ndotjes së mjedisit” në Gjirin Persik dhe u dërgua në një port iranian.

Ngarkesa, e cila po udhëtonte nga porti Saudit al Jubail në portin Emirate të Fujairah, u bllokua nga anija Pasdaran Zolfaqar dhe u soll në portin iranian të Bandar Abbas për përfundimin e procedurave të kontrollit, me urdhër të prokurorit Hormozgan sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Ekuipazhi, sipas një njoftimi nga Gardat Revolucionare, përbëhet nga qytetarë të Koresë së Jugut, Indonezisë, Vietnamit dhe Mianmarit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irani konfiskon anijen koreane irani konfiskon anijen koreane

Sondazh

Poll