Politike

“A ka pasur bisedime me Topallin, Imamin? Topollaj: Bindja s’është bashkimi i të pakënaqurve të PD-së

29 Prill 2019, 07:11 Nga DOSJA
“A ka pasur bisedime me Topallin, Imamin? Topollaj: Bindja

Tiranë- Fabian Topollaj, anëtari i Bordit të partisë  Bindja Demokratike, në një intervistë për Dosja.al është shprehur se nuk ka biseduar asnjëherë me deputeten Rudina Hajdari për një forcë të përbashkët politike.

Ndërsa për emrat e tjerë si Jozefina Topalli, Arben Imami apo pjesëtarë të vjetër të PD-së ai është shprehur se “Bindja Demokratike’  nuk është bashkimi i të pakënaqurve.

Pjesë nga intervista

Ka pasur bisedime me Rudina Hajdarin për një forcë të përbashkët?

Nuk e di. Unë personalisht s’kam biseduar me zonjën Hajdari asnjëherë. Di vetëm që qëllimet e shpallura nga zonja Hajdari dhe aspirata e shprehur prej saj per nevojën e përfaqësimit të opozitareve të këtij vendi që në zgjedhjet e 30 qershorit, janë qëllime dhe aspirata qe i ka edhe Bindja Demokratike.

Po me Imamin, Topallin apo eksponentë të tjerë të PD-së që janë larguar, a ka pasur bisedime? Ka edhe të pakënaqur të tjerë që nuk kanë pranuar t’ju bashkohen, pse ka ndodhur?

Bindja nuk është bashkimi i të pakënaqurve të PD-së. Bindja është bashkimi i njerëzve që ndajnë me ne të njëjtat qëllime dhe bindje. Ne jemi të hapur për këdo që mendon se sot është dita për t’i dhënë vendit një model te ri partie dhe nëpërmjet saj një model të ri qeverisjeje që bazohet në një sistem me të hapur përballë publikut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armen imami fabian topollaj jozefina topalli krijmi i i bindja demokratike armen imami fabian topollaj jozefina topalli krijmi i i bindja demokratike

Sondazh

Poll