Aktualitet

Stadiumi “Air Albania” shndërrohet në qendrën e parë të vaksinimit, karriget me mbishkrim ku do të ulen qytetarët pas

4 Janar 2021, 15:52 Nga DOSJA
Stadiumi “Air Albania” shndërrohet në qendrën e

TIRANË– Stadiumi ‘Air Albania” është shndrruar në qendrën e parë të vaksinimit në vendin tonë. Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama shihet se si nga një stadium që pret tifozë, tashmë “Air Albania” ka marrë pamjen e një klinike gjigante shëndetësore.

Mbi tribunat janë sistemuar tavolina, me tabelat “Shqipëria buzëqesh”, ku qytetarët do të vihen në radhë për të bërë injeksionin. Më pas, në mënyrë që të bëhet dallimi mes tyre, të vaksinuarit do të ulen në karriget që shkruhet me ngjyrë jeshile: “Pas vaksinimit”.

“Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium. Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime,”- shkruan Rama krah videos.

Kryeministri Edi Rama, gjatë bisedës me ministren Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë siguruar 500 mijë doza.

“Jemi gjithmonë shumë para. Kemi siguruar tashmë 500 mijë vaksina,”– tha Rama ndër të tjera.

E ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se si do të procedohet gjatë vaksinimit. Ajo tha gjithashtu se është planifikuar se do të vaksinohen 60 persona në orë, për tetë deri në dhjetë orë në ditë, pra mesatarisht 480-600 persona në ditë.

Në fillim do të vijnë qytetarët dhe do të ulen në poltronet e paravaksinimit. Më pas do të vihet dhe do të bëhet vaksina, më pas do të qëndrohet 30 minuta për të parë se si reagon trupi. Do kemi skuadrat e vaksinimit, mjekët si dhe disa nga urgjenca. Në të gjithë unazën e arenës do të jenë 60 postacione vaksinimi. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60 ose më shumë qytetarë. Do vijojë kështu 8-10 orë në ditë. Vaksinat e para janë parashikuar që do të shkojnë për grupet e riskut, aktualisht kemi bërë gati listat e infermierëve dhe mjekëve. Më pas do vijojmë me mjekët dhe infermierët e urgjencave. Jemi në fazën ku po trajnojmë gjithë ekipet mjekësore. Do të vijojmë me Tiranën, më pas me Vlorën dhe Shkodrën e në të gjithë vendin. Nga Pfizer-BioNTech kemi kapacitete për të pritur deri në 30 mijë doza,”- tha ajo.

Kryeministri Edi Rama njoftoi më 1 janar se Shqipëria arriti marrëveshjen me Pfizer! 10.700 dozat e para vijnë në javën e tretë të janarit, 30.250 në shkurt dhe 9 mijë doza do të dhurohen nga dy shtete partnere. Kryeministri u zotua se vazhdojnë negociatat për të marrë edhe vaksinën AstraZeneca, ndërsa shtoi se Shqipëria u la e vetme nga BE në këtë proces.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama marreveshja shqiperi-pfizer edi rama marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll