Aktualitet

E detyrueshme në vendin tonë/ Qytetarët pa maskë në rrugë, nuk mungojë ironitë me Covid-19: Jemi trima nga Vlora

4 Janar 2021, 15:46 Nga DOSJA
E detyrueshme në vendin tonë/ Qytetarët pa maskë në

TIRANË- Edhe pse në vendin tonë, dita ditës rritet numri i infeksioneve, dhe mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme, disa persona nuk e respektojnë këtë rregull ndërsa disa të tjerë e vendosin vetëm për t’i shpëtuar gjobës. Në një video të siguruar nga Abcnews, shihet se disa persona të tjerë nuk e vendosin fare maskën edhe pse u kanë vdekur njerëz në familje për shkak të Covid-19, pasi sipas tyre Covid-10 është në ajër.

“Jo nuk kemi frikë, mua më ka vdekur dhëndri, e kam maskën po Covid-19 rri në ajër.”– thotë qytetarja.

Po ashtu ka dhe prej tyre, që maskën nuk e kanë mbajtur asnjëherë. “Jo. S’kam vënë maskë kurrë. Nuk kam frikë”, thotë qytetarja.

Por nuk mungojnë as qytetaret e kujdesshëm, të cilët mbajnë maskën për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse.

“E mbaj gjithmonë maskën”, shprehet një prej tyre.

Gjithashtu shihet se ka edhe nga ato persona që bëjnë ironi me Covid-19: Jemi trima nga Vlora”,thotë qytetari.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1125 persona, sakaq janë infektuar 54,827 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll