Aktualitet

Pandemia ‘zbraz’ pikat kufitare, ‘harrohen’ radhët kilometrike në kufi/ Në Muriqan dalin 1568 qytetarë në 3 ditë,

4 Janar 2021, 15:21 Nga DOSJA
Pandemia ‘zbraz’ pikat kufitare, ‘harrohen’ radhët

TIRANË– Pandemia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga jashtë kufirit për në Shqipëri, ndryshe nga vitet e tjera, ku në dogana ka pasur fluks kilometrik për të hyrë dhe dalë nga vendi. 

Për shkak të kufizimit të lëvizjes prej pandemisë dhe kërkesën për pasijen me një tamponi negativ, pika kufitare e Muriqanit ka pasur fluks të ulët të hyrjesh dhe daljesh të qytetarëve për këtë vit. Në 3 ditët e para të viti nga 1 janari e deri paraditen e 3 janarit kanë dalë nga territori shqiptar në drejtim të Malit të Zi, 520 shqiptarë dhe 1048 të huaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 129 persona dhe 38 mjete. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës situata është më dinamike, pasi brenda 24 orëve në Shqipëri kanë hyrë 2403 qytetarë dhe kanë dalë 1975 të tjerë.

Ndërsa disa emigrantë shqiptarë, të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi në Greqi, janë bllokuar në Kakavijë nga ana e autoriteteve greke pasi mjetet e tyre të identifikimit kanë qënë jashtë afateve të përdorimit ligjor.

Edhe pse qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, autoritetet e pikës kufitare shtojnë se ende nuk kanë një vendim me shkrim për të zbatuar urdhërin. 

Ndërkohë që në portin e Durrësit, nga 31 dhjetori 2020 deri në 2 janar 2021 kanë hyrë dhe dalë në total 3689 pasagjerë dhe 1310 mjete.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ulet fluksi ne pikat kufitare ulet fluksi ne pikat kufitare

Sondazh

Poll