Aktualitet

Ulet çmimi i abonesë këtë muaj, nuk shiten në kioska! Kompanitë e Transportit shprehen për mungesë likuiditeti

4 Janar 2021, 15:02 Nga DOSJA
Ulet çmimi i abonesë këtë muaj, nuk shiten në kioska!

TIRANË– Të gjithë përdoruesit e transportit publik do të blejnë abonenë me ulje për këtë muaj. Nga 16 mijë çmimi ka shkuar në 12 mijë lekë të vjetra. Këtë muaj abonetë nuk u shitën në kioska por nga disa persona të paautorizuar.

Sipas Shoqatës së Transportit Publik kjo gjë ka ndodhur, pasi në momentin që kompanitë kanë mungesë likuiditeti për shpenzimet ditore detyrohen të ulin çmimin.

Shoqata ka kërkuar vazhdimisht mbështetje me subvencione nga ana e qeverisë, por edhe pse transporti publik ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak se qëndroi mbyllur për një periudhë të gjatë si pasojë e pandemisë, e vetmja ndihmë që kanë marrë nga qeveria ka qenë paga e luftës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i abones transporti publik cmimi i abones transporti publik

Sondazh

Poll