Aktualitet

Digjet shtëpia në Korçë, lëndohet një person, ngrohësja u vuri flakën mobiljeve

4 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA
Digjet shtëpia në Korçë, lëndohet një person,

KORÇË– Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në lagjen nr.5. mësohet se ngrohësja që përdorin familjarët që jetonin në këtë shtëpi ka bërë që mobiljet të marrin flakë.

Zjarri është përhapur masivisht në të gjithë shtëpinë, duke lënduar edhe një nga familjarët. I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndrësa pjesëtarët e tjerë kanë dalë jashtë pallatit.

Siç shihet edhe në video, ata janë mbledhur në hyrjen e pallatit. Zjarrfikësja ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes ku po shuan flakët për ta kthyer situatën në normalitet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne korce digjet shtepia ne korce

Sondazh

Poll