Bota

Presidenti i Ukrainës sfidon Putin: Çdo rus mund të pajiset me pasaportë ukrainase

29 Prill 2019, 05:21 Nga DOSJA
Presidenti i Ukrainës sfidon Putin: Çdo rus mund të pajiset me

Ukrainë- Në zgjedhjet e fundit Ukraina zgjodhi si president, komedianin Volodymyr Zelenskiy. Ky i fundit po reagon shumë mirë ndaj presioneve ruse pasi i ka dalë haptazi kundër Putinit.

Vladimir Putin pak kohë më parë deklaroi se ishte i gatshëm ti ofronte çdo ukrainasi që dëshironte pasaportën ruse por presidenti i Ukrainës jo vetëm që ka refuzuar këtë ‘ofertë’ por ka hedhur një sfidë ndaj Putinit duke thënë se çdo rus që dëshiron mund të pajiset me pasaportë ukrainase.

“Ne e dimë shumë mirë çfarë na jep pasaporta ruse, të drejtën për t’u arrestuar për një protestë paqësore dhe të drejtën që të mos kesh zgjedhje të lira dhe konkurruese. Ne ukrainasit e kemi lirinë e fjalës, lirinë e mediave dhe internet në vendin tonë”, është shprehur Volodymyr Zelenskiv.

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota vladimir putin volodymyr zelenskiy zgjedhjet ukrainë vladimir putin volodymyr zelenskiy zgjedhjet ukrainë

Sondazh

Poll