Bota

Papa Francesku dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët në Meksikë

29 Prill 2019, 05:58 Nga DOSJA
Papa Francesku dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët

Itali– Për emigrantët në Meksikë Papa Francesku ka dhuruar 500 mijë dollarë. Kjo ndihmë është bërë që emigrantët të kenë ushqim, strehim dhe nevojat bazë për jetesë.

Mjetet e fondit bamirës Peter’s Pence, do të shpërndahen në 27 projekte në 16 dioqezat meksikane dhe bashkësitë fetare.

Ndihma duhet t’u ofrohet 75.000 personave të cilët në gjashtë karvanë emigrues në vitin 2018, arritën në Meksikë. “Të gjithë këta njerëz janë të bllokuar, pa mundësi të hyjnë në SHBA dhe pa shtëpi ose mjete për jetë”, theksohet në njoftim.

J.V/Dosja.al

Burimi: BBC

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 500 mijë dollarë emigrantët në meksikë papa françesku 500 mijë dollarë emigrantët në meksikë papa françesku

Sondazh

Poll