Aktualitet

I shisnin fëmijët në Greqi?/ Mblidhen DËSHMITË, djali, vëllai dhe gruaja e Ademit tregojnë versionet për ngjarjen. I mit

4 Janar 2021, 13:22 Nga DOSJA
I shisnin fëmijët në Greqi?/ Mblidhen DËSHMITË, djali,

TIRANË– Detaje dhe dëshmi të reja janë zbardhur lidhur me historinë e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau  ditën e fundit të vitit 2020. Vëllai i dy motrave, Bashkimi, djali i Zhanetës, A. Metani dhe gruaja e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Vjollca Tela. Në dëshminë e dhënë vetë Ademi ka pretenduar se ka fëmijë me të dyja motrat, të cilët vëllai i dy viktimave pretendoi se i shisnin në Greqi. 

Në rrëfimin e tij në emisionin “Shqipëria Live”, Metani tregoi se Kristina i kishte treguar gjithë çfarë kishte ndodhur ndër vite me Ademin, ndaj dyshonte se i kishte vrarë. Sipas tij, Ademi kishte marrë vesh që çdo gjë ishte zbuluar ndaj kishte vendosur që t’i vriste që të dyja motrat, në mënyrë që asnjë mos të tregonte ç’ndodhte mes tyre. 

Ndërsa bashkëshortja e Ademit, Vjollca, pretendoi të kundërtën para Policisë Gjyqësore, duke u shprehur se burri i saj ishte bërë xheloz pasi dyshonte se motrat e tradhëtonin. Ajo i vuri theksin marrëdhënies së mirë, që edhe ajo kishte me dy motrat, me të cilat shkonte edhe me pushime. 

Dëshminë më tronditëse e ka dhënë djali i Zhanetës, A.Metani, i cili ishte prezent në momentin që ka ndodhur krimi i dyfishtë. Sipas tij, më 30 dhjetor në mëngjes Ademi ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë dhe pasi e ka çuar në Krrabë, i ka bërë presion që të mos ndaheshin.

Gjithë skenat e terrorit dhe kërcënimet me plumb në kokë, e reja ia tregoi të birit të mitur. Të nesërmen, Ademi u rikthye dhe u fut në banesë duke përdorur një prej fëmijëve. Pa humbur kohë, në sy të të mituri, masakroi me plumba Zhanetën, ndërsa Kristina kishte tentuar që të fshihej në një tjetër dhomë por pa ia dalë të shpëtojë veten. 

Ndërkohë që çështja ende po gjykohet, togat e zeza të Gjykatës Penale caktuan të shtunën masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, autorin e krimit në zonën e Astirit në Tiranë. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet a.metani kristina bardhi përparim ademi vjollca tela zhaneta metani a.metani kristina bardhi përparim ademi vjollca tela zhaneta metani

Sondazh

Poll