Aktualitet

‘E uli në gjunjë dhe e tmerroi me armë në kokë’/ DËSHMIA e djalit të Zhanetës: Mami më thoshte se Përparimi ishte

4 Janar 2021, 12:42 Nga DOSJA
‘E uli në gjunjë dhe e tmerroi me armë në

TIRANË– Vrasja e dy motrave Metani nga Përparim Ademi, natën e fundit të vitit 2020 tronditi opinionin publik. Djali i mitur i Zhanetës, A.Metani, i cili ishte dëshmitar në momentin e vrasjes, ka treguar se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë. Duke shtuar më pas se babanë biologjik nuk e kishte njohur kurrë.

I mituri tregon se gjithnjë kishte parë skena sherri mes 59-vjeçarit Ademi dhe mamasë së tij. Kjo për shkak të një lidhjeje që e ëma kishte pasur me një person që për të është i panjohur. Bazuar në dëshminë e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, “kulmi” arriti në debatin e datës 25 dhjetor kur nëna e tij dhe tezja i kishin bërë me dije Përparimit se do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me të.

Disa ditë më pas, sipas djalit, më 30 dhjetor mamaja i kishte rrëfyer se ishte dhunuar nga Përparimi në një zonë në Krrabës dhe ishte kërcënuar me armë. Përparimi e kishte detyruar të ulej në gjunjë dhe kishte qëlluar rreth saj duke e tmerruar dhe duke e detyruar të lidhej prapë me të. Ndërsa ditën e vrasjes, Ademi kishte hyrë në banesë duke përdorur një nga fëmijët dhe pasi kishte qëlluar Zhanetën, nisi kërkimin e motrës tjetër. I frikësuar në një prej dhomave, djali tregon se u mbyll në dhomën e tij duke ulëritur dhe duke i bërë thirrje tezes tjetër që të mos dilte pasi do ta vriste dhe atë. Dhe ashtu ndodhi…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll