Aktualitet

‘E dërgoi Zhanetën në mal, i qëlloi me plumb në këmbë’/ Vëllai i dy motrave që u vranë nga Përparim Tela

4 Janar 2021, 13:14 Nga DOSJA
‘E dërgoi Zhanetën në mal, i qëlloi me plumb në

TIRANË– Një ditë para se Përparim Tela të kryente aktin makabër të vrasjes së dy motrave, torturoi Zhaneta Metanin. Kjo është një pjesë nga dëshmia që u tha nga vëllai i dy motrave që u vranë më 31 dhjetor 2020.

Bashkim Metani përmes një lidhje me ‘Skype’ për emisionin ‘Shqipëria Live’ rrëfeu se Përparimi e kishte marrë Zhanetën e kishte dërguar në mal aty ku e kishte torturuar.

Ndër të tjera ai tregoi se Përparimi e kishte qëlluar me plumb në këmbë dhe e kishte lënë në një zonë në Tiranë.

Një ditë para se të vdiste, i kishte dalë në darkë Zhanetës, ia kishte mbyllur gojën, e kishte çuar në një mal dhe e kishte torturuar. I kishte thënë sill motrën, Kristinën, ne do të vritemi të dy dhe ty do të lemë të rrisësh fëmijët. Por pastaj e la të lirë. Unë e mora vesh pasi vdiq. E kishte lënë te 21 dhjetori. Këmbadoras vajti në shtëpi. E kishte qëlluar me plumba në tokë për ta frikësuar dhe si përfundim bënë kompromis me Vjollcën, gruan e Përparimit, i kishte siguruar që Përparimi do t’i linte të qeta. Por ai kur i shkoi në shtëpi, i gjeti të dyja, i vrau të dyja që të mos flisnin“.- rrëfeu Bashkimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim metani perparim tela zhaneta metani bashkim metani perparim tela zhaneta metani

Sondazh

Poll