Aktualitet

Mjeku Erion Dasho thirrje Ramës për vaksinën anti-COVID: Kërko ndihmë!

4 Janar 2021, 12:33 Nga DOSJA
Mjeku Erion Dasho thirrje Ramës për vaksinën anti-COVID:

TIRANË– Mjeku Erion Dasho i drejtohet kryeministrit Rama që të kërkojë ndihmë për të administruar vaksinën anti-covid. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndihmë logjistike dhe financiare nga institucionet evropianë për të administruar vaksinën anti-COVID që do të vijë në vend.

Dasho është shprehur se nëse vaksinat do të jenë këtu në shkurt siç është thënë, atëherë nuk kemi asnjë minutë për të humbur.

Pasi kutia arrin në destinacion, vaksinat mund të ruhen në temperaturë -2⁰C deri -8⁰C për 5 ditë. Gjatë kësaj kohe ato duhen administruar. Pra, aty ku hapet kutia, duhet garantuar prezenca e të paktën 1,000 personave të gatshëm për t’u vaksinuar, personelit të trajnuar, etj”, shkruan Dasho.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho erion dasho

Sondazh

Poll