Aktualitet

Markel Bushi terrorizoi policët me plumba në 2017-ën dhe tentoi t’i eleminonte, pse s’arrestohet?

29 Prill 2019, 09:39 Nga DOSJA
Markel Bushi terrorizoi policët me plumba në 2017-ën dhe tentoi

Dosja.al zbulon detaje të reja për Markel Bushin, 25-vjeçari i cili akuzohet se është një ndër autorët e vrasjen së dy kushërinjve në Laç.  Burime nga terreni, i thanë Dosja.al se Markel Bushi nuk e ka për herë të parë shkeljen e ligjit, por e mbrëmjes së djeshme ishte thjesht finalizimi i një kronike të paralajmëruar më herët.

Në 17 tetor të vitit 2017, Markel Bushi iu përgjigj me breshëri plumbash efektivëve të policisë së Laçit dhe atyre të Kurbinit të cilët zhvilluan një operacion për t’a kapur.
Dëshmitarët nga Laçi i thanë Dosja.al se policët shpëtuan nga një mrekulli.

I forti i Laçit ia doli të largohej, ndërkohë që policia e ndryshoi dinamikën e ngjarjes, duke thënë se të shtënat ishin nga dy kunetër që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

Prej 7 vitesh, Markel Bushi është në kërkim nga policia për vjedhje, por kjo nuk e pengon që ai të vijojë të bëjë jetën e tij si një qytetar normal.

Madje, të ulet edhe në lokalet në qendër të Laçit dhe të qëllojë me armë zjarri, e të përfshihet në vrasje. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Markel Bushi është një nga personat me mbështetje të fortë politike nga pushtetarët lokalë në këtë zonë. Policia nuk disponon asnjë foto të tij, dhe nuk është i regjistruar në sistem.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet markel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasje në laç markel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasje në laç

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2019, 08:40

Demokracia ka nevojë për demokratë

A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësi...