Bota

Japonia shënon rekord infektimesh/ Kryeministri: Mund të rikthejmë gjendjen e jashtëzakonshme

4 Janar 2021, 07:46 Nga DOSJA
Japonia shënon rekord infektimesh/ Kryeministri: Mund të

JAPONI-Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga ka paralajmëruar se vendi mund të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Japonia shënoi një rekord prej 4520 raste të reja më 31 dhjetor në një valë të re infeksionesh, duke bërë që për prefekturat e Tokios, Saitama, Chiba dhe Kanagawa të shqyrtohet për masa parandaluese.

Ndërkohë, si masë e përkohshme, restorantet dhe sallonet e karaoke në zonën e Tokios iu është kërkuar të mbyllen në orën 8 pasdite, më herët sesa kërkesa e mëparshme e orës 10, ndërsa bizneset që shërbejnë alkool duhet të mbyllen në orën 7 pasdite.

“Edhe gjatë tre ditëve të festës së Vitit të Ri, rastet nuk u pakësuan në zonën më të madhe të Tokios. Ne menduam se ishte i nevojshëm një mesazh më i fortë,”-ka thënë kryeministri. 

Ai vuri në dukje se shkurtimi i orëve të punës për restorantet kishte ndihmuar në ndalimin e rritjes së infeksioneve në disa rajone, duke përfshirë Prefekturën e Osakës dhe Hokkaido. Gjithashtu ka thënë se qeveria do të kërkojë të fillojë vaksinimet kundër COVID-19 në fund të Shkurtit, më herët se afati i saj i mëparshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa shtoi  se dy javët e fundit autoritetet janë përballur me një presion në lidhje me vendimet për të marra masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Japonia ka përjetuar shumë më pak raste dhe vdekje sesa SHBA dhe shumë pjesë të Evropës, por vala e fundit e infeksioneve dhe zbulimi i një varianti të ri, ka ngritur dyshime në lidhje me aftësinë e Tokios për të organizuar Lojërat Olimpike”, deklaroi kryeministri i Japonisë.

Që prej fillimit të pandemisë në Japoni janë shënuar 240,954 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,548 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne japoni japoni koronavirusi ne japoni covid-19 ne japoni japoni koronavirusi ne japoni

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 07:13

Kongresi nis sesionin e ri mes pasigurish politike

Ligjvënësit e rinj të Kongresit amerikan u mblodh të dielën në kushtet e një atmosfere pasigurie politike kur mbetet ende të përcaktohet se cila parti do të kon...