Aktualitet

EMRAT/ Vriten 2 persona në Laç, dalin detajet e para. Ja si ndodhi sherri

28 Prill 2019, 18:54 Nga DOSJA
EMRAT/ Vriten 2 persona në Laç, dalin detajet e para. Ja si ndodhi

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbërmjen e 28 prillit në Laç, dy persona janë qëlluar në një lokal në lagjen Nr. 1. 

Të plagosurit janë sjellë me urgjencë në një prej spitaleve private në Tiranë, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Dy të qëlluarit janë sipas policisë janë shtetasit Mikel dhe Jani Jushi, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç.

Dosja.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Laçit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, se 2 të plagosurit janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka nisur brenda një lokali mes autorit dhe të dëmtuarve pas një sherri banal. Pas sherrit autori ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy të dëmtuarve. Pavarësisht se dy viktimat janë munduar të largohen në këmbë nga vendi i ngjarjes, ata janë ndjekur duke u qëlluar me breshëri. 

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë shoqëruar disa persona. 

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy të vrarë në laç laç përplasje me armë dy të vrarë në laç laç përplasje me armë

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2019, 08:40

Demokracia ka nevojë për demokratë

A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësi...