Sport

Bastet, Atletiko Madrid apelon vendimin për pezullimin e Tripier në FIFA!

3 Janar 2021, 07:43 Nga DOSJA
Bastet, Atletiko Madrid apelon vendimin për pezullimin e Tripier në

SPANJE – Disa ditë më parë, mbrojtësi britanik Kieran Tripier u pezullua për 10 javë nga Federata Angleze e Futbollit për shkeljen e rregullave në lidhje me bastet në internet kur ai ende luante në Totenhem (deri në verën e 2019).

Ndërkohë, FIFA ka njoftuar këtë të shtunë, se ka pranuar ankesën e bërë nga skuadra e Atlétiko Madrid, për të shqyrtuar edhe një herë masën pezulluese për Kieran Tripier, ku aktualisht luan lojtari i pezulluar që nga sezoni i kaluar.

Mbrojtësi i djathtë anglez 30-vjeçar, në pritje të një vendimi pozitiv për të nga Komisioni i Apelit i organit të futbollit botëror, mund të rishfaqet sërish në fushat e futbollit me fanelën e Atletiko Madridit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletiko madrid federata angleze e futbollit fifa kieran tripier totenham atletiko madrid federata angleze e futbollit fifa kieran tripier totenham

Sondazh

Poll