Bota

“Kur keni dyshime, quajeni Covid”/ Trump sulmon CDC-në: Numri i rasteve dhe vdekjeve nga virusi kinez është i ekz

3 Janar 2021, 18:12 Nga DOSJA
“Kur keni dyshime, quajeni Covid”/ Trump sulmon CDC-në: Numri i

SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump ka dalë kundër Qendrës së Kontrollit të sëmundjeve Infektive në Amerikë për shkak të rasteve të mëdha të personave me Covid. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se numri i personave me Covid dhe viktimave është i ekzagjeruar shumë. Ndër të tjera ai tha se metoda qesharake e përcaktimit të Covid është e pasaktë.

“Numri i rasteve tw reja dhe vdekjeve nga virusi kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara për shkak të CDC. Metoda qesharake e përcaktimit tw virusit krahasuar me vendet e tjera, shumë prej të cilave raportojnë, me qëllim, shumë të pasaktë dhe të ulët. “Kur keni dyshime, quajeni Covid”. Fake News!,” shkroi ai.

The number of cases and deaths of the China Virus is far exaggerated in the United States because of @CDCgov’s ridiculous method of determination compared to other countries, many of whom report, purposely, very inaccurately and low. “When in doubt, call it Covid.” Fake News!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 3, 2021

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 20,924,321 persona me Covid, ndërsa 358,830 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cdc doland trump cdc doland trump

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:57

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një furgon policie është përplasur me një makinë në Rrugën e Vjetër Kombëtare Serres-Promachonas, në ...