Bota

3 Janar 2021, 17:57 Nga DOSJA

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një furgon policie është përplasur me një makinë në Rrugën e Vjetër Kombëtare Serres-Promachonas, në kryqëzimin e Strymonochori.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku si pasojë ka humbur jetën një 66-vjeçar, dhe janë plagosur tre oficerë policie. Këto të fundit bëhet e ditur se efektivët janë nisur me urgjencë në sppital ndërkohë që nuk dihen rrethanat e ngjarjes.  Hetimi paraprak për aksidentin kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro.

“Sot (3 janar 2021) rreth orës 14.10, në rrugën e vjetër nacionale Serres-Promachona, në kryqëzimin e Strymonochori, një automjet i drejtuar nga një vendas 66 vjeçar u përplas me një autobus shërbimi që transportonte personelin e Drejtorisë së Policisë Serre. Plgosja rezultoi fatale për shoferin 66-vjeçar dhe plagosjen e 3 oficerëve të policisë që ishin në fugonin e shërbimit. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro”, njoftuan autoritetet greke.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humb jeten nje 66-vjecar ne greqi humb jeten nje 66-vjecar ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:00

Itali, orteku i dëborës shkakton dy viktima

ITALI- Një ortek dëbore që ka rënë mbi Maso Corto në Val Senales ka shkaktuar dy të vdekur. Karabinierët, forcat e shpëtimit malor dhe helikopter i tipit Pelika...