Bota

Varianti i ri i Covid-19/ Shkencëtarët: Adoleshentët midis moshës 12 deri në 16 kanë më shumë gjasa për të përcjellë

3 Janar 2021, 18:02 Nga DOSJA
Varianti i ri i Covid-19/ Shkencëtarët: Adoleshentët midis

BRITANI- Adoleshentët midis moshës 12 deri në 16 kanë më shumë gjasa se çdo grupmoshë tjetër të përcjellin Covid-19, ka thënë një shkencëtar i Qeverisë. Profesor Sir Mark Ëalport, anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage), tha se është e qartë se varianti mutant i virusit po përhapet shumë dhe do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar nëse nuk do të merren kufizime të rrepta.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, një ish ish-këshilltari kryesor shkencor  Andreë Marr Shoë është shprehur se: Potencialisht, ne dimë që transmetimi ndodh brenda shkollave. Një person midis 12 dhe 16 ka shtatë herë më shumë gjasa se të tjerët që të çojë infeksionin në shtëpi.

Sir Mark tha se lloji mutant Covid-19, i cili mendohet të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, është pjesë e evolucionit natyror të një virusi dhe ata që mund të ‘transmetojnë në mënyrë më efektive kanë një avantazh ndaj varianteve të tjera’.

Shkencëtarët nga Imperial College London thanë se gjetjet paraprake tregojnë se varianti mutant i Covid-19 është ndërmjet 50-70% më i transmetueshëm dhe ka një shkallë statistikisht më të lartë të infeksionit tek fëmijët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota varianti i ri i covid varianti i ri i covid

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:57

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një furgon policie është përplasur me një makinë në Rrugën e Vjetër Kombëtare Serres-Promachonas, në ...

Bota 3 Janar 2021, 17:00

Itali, orteku i dëborës shkakton dy viktima

ITALI- Një ortek dëbore që ka rënë mbi Maso Corto në Val Senales ka shkaktuar dy të vdekur. Karabinierët, forcat e shpëtimit malor dhe helikopter i tipit Pelika...